Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Maloku: Srebrenica duhet të rëndojë mbi ndërgjegjen serbe

Sociologu Fadil Maloku, ka thënë se Srebrenica duhet të rëndojë në ndërgjegjen serbe, teksa ka kujtuar se aty “nga çetnikët serbë për një javë, (11 korrik -18 korrik 1995) janë masakruar 8372 boshnjakë (nga mosha 14-84 vjeçare) myslimanë të dorëzuar, të zënë peng, të zënë robër”.

“Mediet dhe shumë politikanë të atëhershëm botërorë me indeferencën e tyre mobilizuese për të mos intervenuar ndaj kasaphanes publike, që po manifestohej në sytë e krejt botës, myslimanëve të Bosnjes, u kushtoi hiç më pak se një gjenocid i paparë ndonjëherë... pas Luftës së Dytë Botërore”, ka thënë Maloku.

Ai ka shtuar ndër të tjera, “ndërgjegjja e gjeneratave të reja serbe, në rast se e dëshiron një katarsis moral e social, dhe t’i kthehet perspektivave të reja integruese, duhet patjetër ta bartë me dekada të tëra hipotekën e gjenocidit (sikurse gjermanët me Aushvicin) dhe krimit kundër njerëzimit, që e ushtroi në Srebrenicë e që më vonë e vazhdoi në Kroaci dhe Kosovë”.

Artikuj të ngjashëm