Sociologu Fadil Maloku ka thënë se nëse zbrazen Kosova e Shqipëria, sipas një sondazhi të fundit, politika duhet të dijë se do të mbetet pa privilegjet që ka.
Sipas një sondazhi të Monitor.al, Kosovën do ta braktisnin 48 për qind e qytetarëve, ndërsa Shqipërinë 43. Në një anketë për këtë çështje qytetarët ishin pyetur se a do të konsideronin largimin nga vendi dhe të punonin jashtë shtetit.
Maloku këtë sondazh e ka quajtur paralajmërim të kobshëm.
“Paralajmërim i kobshëm; Kosova e Shqipëria, do zbrazen... Nëse, sipas sondazhit të Monitor.al, (që paska bërë në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor) Kosovën, do e braktisnin 48% të qytetarëve, kurse, Shqipërinë 43%, shkaku i punësimit, atëherë, unë i them politikës injorante gjithëshqiptare; Mbyllni, “dyqanet” e klaneve mafioze, s’bashku me kupolat e krimit e korrupsionit të paparë në gjithë rajonin! Sepse, thjesht, s’do keni më as blerje votash, as premtime bosh, e as premtime rrenacake, as klientelë militante, as verbëri partiake, as nënshtrim të tejskajshëm... e shumë e shumë do privilegje tjera të pamerituara”, ka shkruar ai në Facebook.
-
Ekonomistët paralajmërojnë depopullim, deri në 60 mijë vetë mund të ikin këtë vit
-
Shqipëri, gjysma e qytetarëve duan të largohen nga vendi
-
49% e shtetasve të Shqipërisë dhe 43% e atyre të Kosovës mendojnë seriozisht të ikin nga vendi
-
100 mijë qytetarë lanë Kosovën e Shqipërinë vitin e kaluar
-
Maloku: Po shihet se këta deputetë s’e kanë merituar as vëmendjen, as votën tonë