Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Maloku: Historia po i hakmerret Putinit

Rexhep Maloku, redaktor i lajmeve ndërkombëtare në KOHA, deklaroi se presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, po i hakmerret historia, pasi sipas tij, Putini ka mani për të lënë shenjë.

Ai tha në Konfrontin e KTV-së të enjten, se Putini po përpiqet të futet në historinë ruse si krijues i Rusisë perandorake, derisa theksoi se nisja e luftës në Ukrainë u bë për faktorë të jashtëm dhe të brendshëm.

“Kjo vjen nga shumë elemente të një historie më të gjatë. Rezultati i kësaj që po ndodh është hakmarrje e historisë ndaj Putinit, për shkak se mania e tij për të lërë shenjë në historinë ruse, duke iu referuar kthimit të një Rusie perandorake”, tha ai.

Sipas redaktorit të KOHËS, Putini mendoi të përfundonte luftën në Ukrainë nëpërmjet një aksioni “blic”, por siç tha ai, nuk i doli ashtu.

Artikuj të ngjashëm