Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Maloku do dorëheqje nga pozitat që mbajnë të akuzuarit eventualë nga Specialja

Profesori universitar Fadil Maloku, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se dorëheqja nga pozita që mbajnë, e atyre që potencialisht do të mund të akuzoheshin nga Gjykata Speciale është minimumi i asaj që shquhet dhe identifikohet (në vendet demokratike) si satisfaksion moral.

Nga ana tjetër, Maloku ka thënë se do ishte absurde dhe shumë joserioze, tanimë “tërheqja” përmes tentimit të shfuqizimit të vendimit të marrë më herët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky është postimi i plotë i Malokut:

Babëzia e Gjykatës Speciale

1. Me fillimin e ngritjes së aktakuzave të para nga ana e Gjykatës Speciale, do ishte e arsyeshme të kuptojmë fisnikërinë e raporteve të akuzuarve me institucionet që i ushtrojnë, në ndërkohë.

2. Pra, dilema shtrohet nëse të njëjtit, duhet të japin dorëheqje apo jo nga postet dhe institucionet, me të kuptuar se janë në listë të Gjykatës përkatëse?

3. Unë mendoj, që dorëheqja është minimumi i asaj që shquhet dhe identifikohet (në vendet demokratike) si satisfaksion moral.

4. Ndërkaq, për (pa)fajësinë e tyre eventuale duhet të merren gjykata dhe prokuroritë me procedurat përkatëse.

5. Kjo rregulla e dorëheqjeve, po ashtu kujtoj që duhet të vlejë për të gjitha instancat dhe për secilin individ të akuzuar.

6. Tek e fundit, këtë lloj “satisfaksioni juridiko-politik”, e ka votu e konfirmu edhe vetë Kuvendi i Kosovës.

7. Do ishte absurde dhe shumë joserioze, tanimë “tërheqja” përmes tentimit të shfuqizimit të vendimit të marrë më herët. Amerikanët, kanë një thënie ilustrative për këtë situatë ku thonë: “You ask for it”!