Malishevë, 29 qershor - Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) ka mbajtur sot një takim, në të cilin ka diskutuar për sigurinë e përgjithshme në Komunën e Malishevës.
Situata e sigurisë në territorin e Komunës së Malishevës u vlerësua e qetë, stabile dhe pa tendencë të prishjes së saj, thuhet në njoftimin për medie.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiteni Halil Morina, tha se “duke u bazuar në raportet policore, situata e sigurisë së përgjithshme në territorin e komunës së Malishevës është e qetë dhe stabile, e gjithashtu nuk ka tendencë, apo indikacione për prishjen e kësaj situate”. Morina, gjithashtu deklaroi se “me gjithë aktivitetet, sidomos në muajin qershor, ku përfshihen zgjedhjet e përgjithshme, muaji i Ramazanit, festimi i Bajramit dhe kremtimi i Ditës së Çlirimit të Malishevës dhe të tjera, nuk janë shënuar incidente”.
Halit Mazreku, zyrtar në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, po ashtu tha se “edhe situata me EHKK, është e mirë dhe nuk ka raste të infektimit me EHKK, përderisa po vazhdohet me aktivitetet parandaluese, si dezinsektimi i zonave endemike, pastaj repelimi i kafshëve dhe aktivitetet tjera”.
Edhe anëtarët tjerë të KKSB-së, e ka vlerësuar të qetë dhe stabile situatën e sigurisë së përgjithshme në komunën e Malishevës, të cilët edhe i kanë përgëzuar të gjithë ata që janë të angazhuar në krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e komunës së Malishevës.