Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Malisheva ka nisur aksionin për trajtimin e qenve endacakë

Në territorin e Komunës së Malishevës, përkatësisht në qytetin e Malishevës, ka filluar aksioni për kapjen dhe trajtimin e qenve endacakë.

Ky aksion ka filluar nga ora katër e mëngjesit, e deri në ora 7:30 të mëngjesit. Aksioni është mbikëqyrur nga drejtoria komunale e bujqësisë dhe nga Policia e Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aksioni realizohet nga ekipi profesional, i caktuar nga fondacioni “Stray Coco”, i cili ka marrë përsipër trajtimin e qenve endacakë. Sipas marrëveshjes, ky fondacion do të bëjë kapjen, bartjen në klinikën veterinare për sterilizimin dhe kastrimin e qenve.

Ky projekt do të zgjasë deri në kapjen e të gjithë qenve pa përkujdesje në territorin e Komunës së Malishevës.

Drejtori komunal për bujqësi, Murat Hoxha, ka bërë të ditur se aksioni i ditës së sotme ishte i realizuar në mënyrë profesionale dhe nuk është shënuar asnjë incident gjatë kapjes së qenve.

Hoxha ka bërë të ditur se gjatë ditëve në vazhdim, qytetarët do të njoftohen me orarin e aksionit në vendbanimet e Komunës së Malishevës. Po ashtu, Hoxha, ka bërë thirrje për bashkëpunim nga ana e qytetarëve, si dhe ka përsëritur kërkesën për pronarët e qenve shtëpiakë që të përkujdesen për qentë e tyre dhe t’i mbajnë të lidhur ose t’iu vendosin shenjat identifikuese.


Malisheva ka nisur aksionin për trajtimin e... by kohanet