Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Malisheva e përkushtuar për të luftuar rriqrat

Këshilli Ndërministror për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), i drejtuar nga Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka mbajtur sot takimin e parë, ku ka marrë pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, si pjesë e këtij këshilli.

Në këtë takim është biseduar për masat që do të merren gjatë këtij viti për luftimin dhe parandalimin e EHKK, thuhet në njoftimin për media të Komunës së Malishevës.

Pas përfundimit të mbledhjes së parë të këshillit, nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha, ka bërë të ditur se Këshilli Ndërministror për Luftimin dhe Parandalimin e EHKK, është i përkushtuar për zbatimin e plotë të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e EHKK.

“Përndryshe, edhe pse Malisheva i ka specifikat e saj dhe njihet si zonë endemike, këtë vit nuk është regjistruar asnjë rast me thumbime nga rriqrat, ndërsa si rezultat i zbatimit të masave të parapara dhe angazhimit maksimal në katër vitet e fundit, në Malishevë, nuk ka pasur raste të vdekjeve nga virusi që shkakton ethe hemorragjike”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm