Mali i Zi, njëanshëm, i kontrollon edhe tetë mijë hektarët e territorit të Kosovës që pretendohet t’i kenë kaluar fqinjit perëndimor nëpërmjet Marrëveshjes së firmosur nga Qeveria e mandatit të shkuar, dokument që nuk ka kaluar procedurat kushtetuese për të hyrë në fuqi, shkruan sot Koha Ditore.
Prishtina zyrtare është duke e toleruar këtë realitet që është në terren.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDëshmitarë të zbatimit në praktikë të dokumentit që nuk e ka statusin e marrëveshjes ndërkombëtare, janë edhe anëtarët e rinj të Komisionit shtetëror për shënimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror. Një ditë më parë ata ishin në terren, në kuadër të procesit të verifikimit të vijës kufitare. Ata kanë parë se si autoritetet malazeze ushtrojnë kontroll mbi territorin që pretendohet se i takon Kosovës.
Shpejtim Bulliqi, kryetar i Komisionit, ia ka konfirmuar këtë gazetës.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.