Podgoricë, 30 gusht - Pesë turistëve nga Kosova, të cilët, siç raporton FoNet i Beogradit, kënduan këngë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe kanë injoruar policët malazezë, autoritetet malazeze ua kanë ndaluar qëndrimin në Mal të Zi për gjashtë muaj, ndërsa i kanë gjobitur me nga 360 euro gjobë, transmeton Koha.net.
Duke cituar "Zërin e Amerikës" në gjuhën serbe, FoNet raporton se ndaj të rinjve na Kosova është ngritur kallëzim për kundërvajtje për shkak të shkeljes së Ligjit mbi rendin dhe qetësinë publike, meqë natën midis të mërkurës e të enjtes në Peristan të Ulqinit "kanë bërë sjellje të padinjitetshme, duke këndruar me zë këngë për UÇK-në, të shoqëruara me brohoritjet 'Ua, polici me rastin e ndërhyrjes policore".
Portali Antena M ka raportuar se të rinjtë nga Kosova kanë pranuar veprën që u ngarkohet kur janë marrë në pyetje nga gjykatësi për kundërvajtje, duke shtuar se kanë qenë nën ndikimin e alkoolit.
-
Arrestohet një shtetas i Kosovës në Ulqin, dyshohet për vjedhje në plazhe
-
Mali i Zi i dëbon 87 serbë nga Tivati, i cilëson rrezik për sigurinë
-
E shfaqi flamurin e Republika Srpskas, Kroacia dëbon serbin
-
Mali i Zi vendos vizat për turqit, pas një sërë arrestimesh në Podgoricë
-
10 ditë burgim tifozit të Bashkimit për grafitin UÇK