Lavdim Makshana, hulumtues në IKD, deklaroi se ish-krerët e posteve më të larta në Kosovë, përfitojnë benefite të majme të një pjese të pagës që i kanë marrë gjatë ushtrimit të detyrave.
Ai deklaroi në Konfrontin e KTV-së të mërkurën se ish-kryetarët e Gjykatës Supreme, ish-kryetarët e Gjykatës Kushtetuese, ish-kryeprokurorët, ish-kryeministrat, ish-presidentët dhe ish-kryeparlamentarët, pasi t’i kenë përfunduar të paktën 6 muajt e parë të punës, do të gëzojnë rreth 70 për qind të pagës gjatë tërë jetës.
Pos pagës, Makshana tha se ish-zyrtarët do të kenë edhe personel mbështetës, asistent të lartë, vozitës, truprojë dhe shpenzime të komunikimit (telefon dhe internet).
“Ligji është hartuar në vitin 2008, e pastaj janë shtuar edhe disa pozita të tjera. Ligji ua njeh të drejtën të gjithë zyrtarëve të lartë që kanë qëndruar të paktën gjashtë muaj në pozitë dhe s’janë dënuar me vendim të formës së prerë”, tha hulumtuesi i IKD-së.
Ai shtoi se Lëvizja Vetëvendosje kishte deklaruar sa ishte në opozitë se do t’i largonte këto benefite për zyrtarët posa të merrte pushtetin, por siç theksoi ai, s’ka asnjë nismë ende në këtë drejtim.
Hulumtuesi Lavdim Makshana deklaroi se përfitimet e ish-zyrtarëve të lartë të shtetit s’duhet të ndërpriten, por duhet të rregullohen, në mënyrë që të mos shpenzohen shumë para.
Edhe
Opozita: Qeveritarët nuk shfuqizuan ligjin e përfitimeve pasi shpejt do të jenë vetë përfitues
Ai deklaroi se s’është normale që një ish-zyrtar i lartë të përfitojë mijëra euro në muaj pas përfundimit të mandatit, e një pensionist të paguhet rreth 100 euro.
“Këto benefite apo paga që i marrin, kur e mat me nivelin e pagës mesatare apo me pagën e një pensionisti që i ka 100 euro, apo me dikë që ka punuar e pastaj në një profesion të caktuar që sillet paga mesatare në pension 190-250 euro, e sheh që ka pabarazi total edhe mes pozitave ku kanë qenë të punësuar. Ideja s’është të ndalohen këto përfitime, pasi do të duhen të kishin përfitime, por jo me këto benefite”, deklaroi ai.
Sipas Makshanës, në kohën e Qeverisë Haradinaj kishte nisur shfuqizimi i rregullores për benefitet, por ishte ndërprerë kur Ligji i Pagave ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.
-
Dikur e kritikonte ashpër, sot partia në pushtet nuk po përmend fare ligjin e “privilegjeve”
-
Ish-kryetarët e Kushtetueses dhe Supremes morën mbi 570 mijë euro pas përfundimit të mandatit
-
Ish-kryeparlamentari Krasniqi mori mbi 173 mijë euro, ish-kryeministri Mustafa gati 87 mijë euro
-
Betimi për Drejtësi 318: Privilegjet e ish-zyrtarëve të lartë