Jeta e E.T., e rritur pa të ëmën nga mosha 6-vjeçare dhe e martuar pa vullnetin e saj në moshën 12-vjeçare, ka pasur rrjedhë të dhimbshme gjatë dhe pas luftës së fundit.
Dy herë brenda disa javësh kishte përjetuar dhunë seksuale nga pjesëtarët e policisë e të ushtrisë serbe, ndërsa nuk ishin ndalur vuajtjet edhe nga presioni i familjes, shkruan sot Koha Ditore.
Djali i vogël, ish-ushtar i UÇK-së, kishte vëzhguar nga larg se si gratë ishin futur në shtëpinë ku ishte bërë dhunimi. E kishte parë edhe nënën e tij.
Nuk e mbështet. Përkundrazi, e gjykon ende për këtë tragjedi.
Rrëfimin e plotë – që është pjesë e “Unë dua të dëgjohem: Libër kujtimi me rrëfimet e grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë”, fuqizuar nga: Integra, forum ZFD, KRCT, RBF, MOTT, BMZ dhe UN Women – mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore, e cila ka të drejtën e botimit të dhjetë rrëfimeve të këtij libri.
Edhe
Rrëfimi i viktimës: Isha shtatzënë, më dhunuan në sy të fëmijëve
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.