Kandidati i Vetëvendosjes për deputet dhe njohës i fushës së telekomunikacionit, Ismet Hamiti, ka thënë se kontrata mes PTK-së dhe Z mobile është krijuar për ta plaçkitur shtetin.
Sipas tij, marrëveshja e fundit mes Telekomit të Kosovës dhe Z mobile dyfishon përmasat, siç i ka quajtur, ai të krimit, raporton KTV.
Ndërsa, kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, ka premtuar ndryshime rrënjësore në Telekomin e Kosovës me ardhjen e kësaj partie në pushtet.
Pas akuzave të Vetëvendosjes, ka reaguar kompania Z mobile përmes një kumtese për media, duke thënë se nuk qëndron asnjë pohim i zyrtarëve të Vetëvendosjes.
Z mobile këto deklarime të zyrtarëve të Vetëvendosjes i ka cilësuar shpifje.
Artikuj të ngjashëm
-
Problemi i Telekomit zgjidhet duke ndalur plaçkitjen e tij
-
VV: Të gjitha qeveritë e pasluftës janë fajtore për gjendjen e Telekomit
-
Z Mobile: Nuk qëndrojnë pohimet e z. Hamiti, na kurseni nga lufta politike
-
Mehmeti: “Z-Mobile” dhe kontratat fiktive dërguan Telekomin drejt falimentimit
-
PDK-ja fajëson VV-në për gjendjen në Telekom