I pafajshëm është deklaruar ish-kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku për veprat penale, arratisje e personave të privuar nga liria dhe ndikim në dëshmitarë, raporton KTV.
Të pafajshëm janë deklaruar edhe 23 persona të tjerë në rastin që ka të bëjë me ikjen nga QKUK-ja të Lushtakut, Ismet Haxhes e Sahit Jasharit në kohën sa ishin duke u gjykuar në rastin Drenica. Pos tyre, të akuzuar janë edhe Mërgim Lushtaku dhe Myrvete Lushtaku, gruaja e Sami Lushtakut.
Për këtë, Lushtaku e ka vlerësuar këtë përndjekje familjare ndaj tij. Ai ka kërkuar përjashtim të prokurorit të EULEX-it sepse ka thënë se me deklaratat e ish-kryetarit të gjykatësve të EULEX-it Malcolm Simmons, është kuptuar qëllimi i misionit evropian.
“Unë nuk i besoj drejtësisë së EULEX-it dhe do ta bëjë edhe me shkrim kërkesën për përjashtim të prokurorit”, ka thënë Lushtaku. Por, ai ka shtuar se pavarësisht kësaj, do t'i përgjigjet çdo herë drejtësisë.
Të akuzuar ka edhe gardianë e edhe zëvendësdrejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Shemsi Hajrizi.
Shqyrtimi i dytë fillestar mbahet në fillim të vitit tjetër.
-
Lushtaku dhe 6 të akuzuar deklarohen të pafajshëm “për krim të organizuar”
-
Shpallen të pafajshëm Lushtaku e të tjerët në rastin “KEK-u”
-
Shpallen të pafajshëm Lushtaku e të tjerët në rastin “KEK-u”
-
Gjykata e ka “harruar” Sami Lushtakun e 23 të akuzuarit e tjerë në rastin e arratisjes nga QKUK-ja
-
Rikonfirmohet vendimi i Themelores për Sami Lushtakun në Rastin QKUK