Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, duke komentuar krizën politike dhe ngjarjet e fundit në Kuvendin e Maqedonisë për agjencinë austriake APA, ka thënë se është e gjatë lista e mëkateve të BE-së ndaj Maqedonisë.
Mes tjerash ajo ka theksuar mungesën e perspektivës së qartë të BE e cila, sipas saj, do të kishte pas mundësi të parandalojë eskalimin e politikës nacionaliste të Gruevskit, transmeton Koha. Ajo ka kërkuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së dhe komesari për zgjerim mbështetje më aktive për formim të Qeverisë së re.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shefja e diplomacisë së BE-së Federika Mogerini dhe nga eurokomesari për zgjerim Johanes Han të mbështesin në mënyrë aktive formimin e Qeverisë së re, ndërsa Gruevskit dhe partisë së tij t’ua bëjnë qartë me dije se duhet ta pranojnë rolin e opozitës. Përkrah kësaj, BE duhet të rris angazhimin e saj në Ballkanin Perëndimor, ndërsa procesin e zgjerimit ta pozicionojnë si shtyllë kryesore të stabilitetit në rajon”, thotë Ulrike Lunaçek.
Lunaçek thekson se në kohën e ngjarjeve në Kuvendin e Maqedonisë, Gruevski ka qenë në Vjenë në “takim miqësor” me sekretarin gjeneral të partisë konservative EVP, Verner Amon. Ajo po ashtu ka kritikuar ashpër edhe sjelljen e ministrit të jashtëm austriak Sebastijan Kurz ndaj krizës në vend, i cili i ka dhënë mbështetje të hapur Gruevskit në zgjedhjet e fundit. “Me atë, Kurz dhe EVP kanë diskredituar Austrinë dhe BE-në, ndërsa janë diskredituar edhe vetë edhe anëtarë të tjerë të Partisë Popullore Evropiane si ndërmjetësues të mundshëm mbipartiak për stabilitet të Maqedonisë dhe Ballkanit Perëndimore”, thekson Lunaçek. Ministri i jashtëm austriak në zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoni, ishte prezent në njërin nga tubimet në kuadër të fushatë zgjedhore të VMRO DPMNE-së.