Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, është takuar sot me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë Jean Hubert Lebet.
Sipas njoftimit nga prokuroria e shtetit, Ambasadori theksoi rëndësinë e misionit të Prokurorit të Shtetit për të ruajtur dhe zhvilluar sundimin e ligjit në Kosovë dhe ndarjen e pushteteve.
“Ky mision nënkupton një luftë efikase kundër krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit dhe veprave tjera penale të cilat duhet të udhëhiqen me forcë dhe vendosmëri, ambasadori shprehu përsëri besimin e tij se mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë ne veçanti Zvicra do të vazhdojë në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Kryeprokurori Lumezi dhe ambasadori Lebet diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit
-
Lumezi takohet me Lebet, ky i fundit shpreh gatishmërinë e Zvicrës për ta ndihmuar sistemin prokurorial në Kosovë
-
Zvicra premton ndihmë për Sistemin prokrurorial
-
Kryeprokurori i Shtetit dhe ambasadorja e Francës biseduan për sundimin e ligjit në Kosovë
-
Kosova e Franca pajtohen për rritje të bashkëpunimit në luftimin e terrorizmit, krimit të organizuar e korrupsionit