Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lulzim Jashari: Institucionet po duan normalizim me ata që synojnë zhdukjen e Kosovës

Lulzim Jashari, djali i komandantit legjendar Ademi Jashari, ka qenë shumë kritik ndaj përfaqësuesve të institucioneve të vendit, të cilët tha po kërkojnë normalizim dhe pajtim me Serbinë dhe pyeti “si mund të ketë pajtim me ata që mundohen ta zhdukin Kosovën?”

Në Akademinë përkujtimore kushtuar 19 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, emër të familjes Jashari, foli Lulzimi, i cili tha se pas një historie të dhimbshme po bëhen dy dekada nga fitimi i lirisë dhe 9 vjet nga pavarësia.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Jashari tha se krenohen me ata që për ideal patën lirinë, por ai tha se sot Kosova përfaqësohet nga individë që nuk udhëhiqen nga idealet e atyre që ranë.

Lulëzim Jashari tha se deputetët, e përfaqësuesit e institucioneve kanë harruar traditën, pasi shqiptarët kanë ditur të tregohen syçelë dhe porositi se e kështu duhet të tregohen edhe tani.

Jashari tha se qeveritarët po e lënë Kosovën pa fytyrë, sepse siç tha institucionet e Kosovës po kërkojnë normalizim dhe pajtim me Serbinë. Ai pyeti se si mund të ketë pajtim me ata që mundohen ta zhdukin Kosovën, me ata që nuk ka kërkuar falje për krimet e bëra?

Ai vlerësoi se sot e keqja është shtrirë në institucionet e Kosovës, e cila duhet të ndalohet, raporton Ksp.