Nga Gjilani udhëheqësit e Luginës së Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës kanë thënë se duan rishikimin e kufijve.
Pas takimit një orësh me kryetarin e kësaj komune ata njëzëri thanë se çështja e tyre duhet të zgjidhet përmes marrëveshjes finale në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, raporton KTV.
Janë për bashkim me Kosovën por jo që ky bashkim ta ndajë veriun e saj.
Nëse një gjë e tillë nuk ndodh kërkesë e tyre është që të drejtat e shqiptarëve të respektohen nga shteti i Serbisë sikurse respektohen serbët në Kosovë.
Ndërkaq nikoqiri i këtij takimi tha se nuk do të lejojnë që veriu i vendit të ndahet.
Ndryshe sipas tij, do të ketë trazira.
Gjatë këtij takimi u dhanë zotime se do të punohet që banorët e Luginës të cilët jetojnë në Gjilan të gëzojnë edhe më shumë të drejta.