Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Lufta për Serbinë e fuqishme vazhdon”

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka deklaruar se lufta për një Serbi të fuqishme po vazhdon.

“Është koha që pas gjithë asaj që kemi pësuar gjatë tri decenieve të shkuara, Serbia të ngrihet nga gjunjët”, ka thënë ai.

Duke folur për Kosovën, siç citon televizioni “koreni”, Gjuriqi ka theksuar se “është detyrim i Serbisë që t’iu rezistojmë të gjitha presioneve dhe të marrim vendime me gjakftohtësi dhe racionalisht“, transmeton Koha.net.

“Sfidat para nesh janë të komplikuara, sepse bota sot është shumë e rrezikshme dhe frikohem se koha këtë do ta tregoj para nesh edhe në rastin e Ballkanit”, ka thënë ai.