Luan Rama deklaroi se po hiqen njerëz nga puna pas mitingut të Lëvizjes Socialiste për Integrim vetëm sepse kanë marrë pjesë në këtë miting.
“LSI është forcë e madhe politike e qytetare që rritet ditë pas dite dhe shkon drejt fitores së 25 qershorit. Pas mitingut madhështor është ridimensionuar gjuetia e shtrigave përmes grupeve të kontrollit, por që në fakt janë të ngjashme me gardistët e kuq, që shkojnë nëpër institucione me fotografi në duar për të larguar nga puna qytetarë të lirë vetëm sepse kanë qenë në miting. U them atyre që po largohen nga puna, të mos kenë merak sepse në 26 qershor do të kthehen sërish në vendet e tyre të punës”, tha Luan Rama.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNënkryetari i LSI-së iu rikthye edhe deklaratës së Ilir Metës, i cili paralajmëroi se nuk do të ketë dekret as për ministër, as për kryeministër, nëse vihet dorë mbi votën e lirë.
“Ilir Meta ka thënë që nuk do të dekretojë asnjë kryeministër e ministër që del nga zgjedhje të vjedhura. Nuk e kuptoj se çfarë problemi ka zoti Ruçi me këtë përcaktim. Nëse ka skenar për zgjedhje të vjedhura e të manipuluara, atëherë është çështje tjetër. Ka ikur koha e zgjedhjeve nën presion e frikë”, tha Luan Rama.