Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar kanë zgjedhur kryeshefin e ndërmarrjes publike “Stacioni i Autobusëve”.
Këtë e ka bërë të ditur vetë komuna nëpërmes një postimi në rrjetet sociale, kur ka treguar se për këtë post është zgjedhur Luan Hoti, transmeton koha.net.
Ata kanë shkruar:
“Përfundon me sukses zgjedhja e Kryeshefit të ri të NPL "Stacioni i Autobusëve"
Është përmbyllur suksesshëm procesi i përzgjedhjes së Kryeshefit të ri të Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve”.
Bordi i Ndërmarrjes dhe përfaqësuesit e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar vlerësuan se i tërë procesi ka qenë i organizuar shumë mirë, me transparencë të plotë, dhe janë përzgjedhur më të mirët. Edhe paneli vlerësues, edhe përfaqësuesit e Ambasadës, kanë radhitur njësoj kandidatët që janë intervistuar.
Si rrjedhojë, në fund të këtij procesi, më së shumti pikë mori kandidati Luan Hoti. Ai tashmë është zgjedhur Kryeshef i NPL “Stacioni i Autobusëve”.”
-
Shkarkohet kryeshefi i Stacionit të Autobusëve, Luan Hoti
-
Posta e Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Stacionin e Autobusëve në Prishtinë
-
LDK-ja e kritikon “Stacionin e Autobusëve” për luks, kjo e mohon
-
Avdi Hoti zgjidhet kryetar i Sindikatës së Policisë
-
Dyshohet për konfrontim mes punëtorëve të Stacionit të Autobusëve dhe anëtarëve të Bordit