Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) i ka bërë thirrje të martën VMRO-DPMNE-në të Nikola Gruevskit që të mbështesë programin për qeverinë e re, Prokurorinë Speciale dhe të pranojë faktin se ka mbetur në opozitë, ndërsa kërkuan nga presidenti George Ivanovi që t’ia dorëzojë mandatin Zoran Zaevit dhe të mos mbrojë krimin dhe interesat e ngushta të udhëheqjes së VMRO.
Socialdemokratët i bënë thirrje Gruevskit dhe partisë së tij që të mundësojnë tranzicion të qetë të pushtetit për të mundësuar zbatimin e programit të qeverisë reformatore është e nevojshme që të ndërpritet zvarritja e krizës politike që po e krijon presidenti Ivanov.
“Kërkojmë që Ivanovi menjëherë t’ia dorëzoj mandatin kryetari të LSDM-së Zoran Zaev, për formimin e qeverisë që qytetarët të mund të ndjejnë më në fund ndryshimin”, tha Mila Carovska nga partia LSDM, raporton KP.
Ndryshe, VMRO vazhdon të kërkojë nga lideri I LSDM-së që të heqë dorë nga “platforma e Tiranës”, duke bërë me dije se kjo parti nuk lëviz nga oferta e saj për Zaevin.
VMRO ka paralajmëruar se nëse ky i fundit nuk heq dorë nga dokumenti shqiptar, ajo do të mbështesë formimin e një qeverie të pakicës nga ana e LSDM-së.
-
Analistët ftojnë LVV-në ta shqyrtojë mundësinë për marrëveshje edhe me PDK-në
-
Rrustemi për opozitën: Nëse s’kanë më qasje bllokuese, do të gjendet zgjidhja për institucionet
-
Sveçla: Opozita ta shtrëngojë dorën e shtrirë të VV-së
-
LVV-ja pranon “ofertën” e Aleancës për presidentin
-
Garë për president mes Haradinajt e një kandidati të VV-së, Rrustemi: Eliminon problemin e kuorumit