Lëvizja Studentore për Barazi Studim Kritikë Veprim (LSBSKV) përmes një komunikate u ka bërë thirrje studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Prishtinës që sot të dalin në protestë në mbështetje te aktivistëve të dënuar të Vetëvendosjes.
E mërkurë, më 21 shkurt, të gjithë aktivistët, qytetarët, studentët, profesorët të jemi para Bibliotekës Kombëtare, duke filluar nga ora 12:00, të bashkohemi për të mbrojtur studentin nga padrejtësitë, thuhet në thirrjen e Lëvizjes Studentore për Barazi-Studim Kritikë Veprim
Astrit Dehari, Egzon Haliti, Adea Batusha, Atdhe Arifi, Frashër Krasniqi dhe Petrit Ademi u arrestuan me 29 gusht 2016. Përpos që u mbajtën dhunshëm në paraburgim, e atyre u mohuan të drejtat themelore dhe liritë individuale, më 5 nëntor të vitit 2016, në burgun e Prizrenit vdiq dhunshëm aktivisti Astrit Dehari, thuhet në komunikatë, sipas të cilës Astritit iu mohua edhe jeta. Ndërkaq gjykata më 17 nëntor 2017 dënon aktivistët tjerë me gjithsej 21 vjet burg, përkundër të gjitha provave, dëshmive, hulumtimeve që vazhdimisht vërtetonin pafajësinë e tyre.
Gjykata u bë shurdhe në mënyrë selektive, nuk dëgjonte ekspertizën e FBI, as ekspertizën vendore, që dëshmonte vetëm pafajësi. Gjykata nuk ishte spektatore, përkundrazi u bë regjisore.
LSBSKV rikujton se më 9 shkurt 2018 në Kuvend u miratuan tri pikat e mocionit të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje: Hetim i pavarur ndërkombëtar i çështjes ndaras nga hetimi për rastin e vdekjes së dhunshme të Astrit Deharit; Hetim i përgjegjësive në hierarkinë e lartë të Policisë së Kosovës, të përfshirë në inskenimin e sulmit në ndërtesën e Kuvendit më 4 gusht 2016; dhe në fund Hetim dhe marrje në përgjegjësi ligjore të të gjithë personave përgjegjës në hierarkinë shtetërore, për përndjekjen e aktivistëve dhe për vdekjen e Astrit Deharit.
Në tri pikat e mocionit nuk aludohet në dyshim për inskenim. Në organin më të lartë të Republikës shprehimisht pranohet, votohet, miratohet një dokument në të cilin qartazi pranohet se gjykimi, dënimi, ishin inskenim.
Edhe
Kurti për Deharin: Punën e drejtësisë s’mund ta bëjmë, 9 vjet janë tepër shumë pa të vërtetën
Me 22 shkurt 2018, Gjykata e Apelit do të mbajë seancë për aktivistët, por paradoksalisht objekti e subjekti në këtë ditë do të ndërrojnë vendet e tyre.
Në bankën e të akuzuarit do të jenë gjyqtarët e gjykimi i tyre do të jetë vetë testi të cilin ata duhet ta kalojnë. Në aktgjykimet e gjykatave gjithmonë fillohet me parathënien "Në emër të popullit", prandaj vendimi i kësaj gjykate duhet të jetë jo vetëm formalisht, por edhe përmbajtësisht në emrin e popullit, kërkon kjo organizatë, sipas të cilës “vendimi i vetëm i drejtë është ai që ka për rezultat lirimin e aktivistëve! Ne nuk do harrojmë! E krimi nuk vjetrohet!”.
-
Mehanin e liron spitali, Lushtakun Policia
-
OVL e UÇK-së thërret qytetarët të mblidhen para stacionit të Policisë ku pritet të intervistohet Lushtaku
-
Kurti: Aktivistët e VV-së u dënuan me burg për statuse, të shohim si do të veprojë drejtësia për sulmin ndaj Mehanit
-
LDK-ja dënon dhunën në Skenderaj: Kosova ka nevojë për maturi dhe debat demokratik