Me ftesën e shtetit të Finlandës, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është duke marr pjesë në festën e 100 vjetorit të Pavarësisë së Finlandës, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.
Ne festën po marrin pjesë edhe disa nxënës të gjimnazit “Gjergj Kastriotit-Skënderbeu”.
Gjatë vizitës në këtë vend, Lladrovci do të këtë takime të rëndësishme me përfaqësues të institucioneve të shtetit finlandez.
Ai do të takohet me kryetarin e Komunës Laukaa, Jaakko Kiiskilä, komunë kjo e cila shtrihet ne qendër të Finlandës, më pas do të takohet edhe me drejtorin e arsimit, Juha Tolonen, udhëheqës të administratës, drejtues dhe profesorë të shkollave finlandeze, me trajnerë e ekspertë ndërkombëtarë të kurrikulave etj.
-
Lladrovci paralajmëron hapa ligjorë ndaj KRU “Prishtina”
-
Lladrovci kërkon përfshirjen e Limajt, Jahjagës, Selimit e Mustafës në listën e PDK-së
-
Hamza publikon foto me Lladrovcin: Ka qenë, është dhe mbetet PDK
-
Hamza: Askush s’e ka përjashtuar Lladrovcin
-
Lladrovci e përshëndet dorëheqjen e Krasniqit: Të jesh lider i PDK-së do të thotë të jesh përbashkues