Më rastin e sulmit të dytë ndaj Jasharajve të Prekazit, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrvovci me bashkëpunëtorë komunalë, kanë bërë homazhe dhe kanë vënë kurora me lule pranë kompleksit të Jasharajve në Prekaz.
“Lladrovci me këtë rast ka thënë se me 22 janar të vitit 1998, në sulmin e dytë të Jasharajve, u rikonfirmua vendosmëria e kësaj familje heroike se nuk do të zmbrapsën nga rruga për çlirimin e vendit. Pas homazheve në kompleksin e Jasharajve, kryetari Lladrovci është pritur në zyre nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari”, thuhet në njoftimin për media të Komunës së Drenasit.
Sipas këtij njoftimi, Lladrovci ka thënë se “sulmi i dytë ndaj Jasharajve, më 22 Janar 1998, nga pushteti kriminal serb, do të dështonte e në këtë ditë, u rikonfirmua vendosmëria e kësaj Familjeje heroike se nuk do të zmbrapsën nga rruga e çlirimit”.
“Me homazhet e sotme, vendosjen e luleve pranë vendit ku prehet Komandanti legjendar, Adem Jashari dhe Familja heroike Jashari, shprehim nderimin e thellë e të sinqertë për jetën dhe veprën e tyre. Nderim i përjetshëm për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit! Lavdi!”, ka thënë ai.
-
Nura e Lladrovci pas homazheve: Nderuam rezistencën e familjes Jashari
-
22 vjetori i sulmit ndaj familjes Jashari me homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”
-
Homazhe në Kompleksin e Jasharajve me rastin e 22 vjetorit të sulmit nga forcat serbe
-
Lladrovci me asamblistët e rinj të Drenasit, pas betimit homazhe në Prekaz
-
Jashari e Lladrovci te varrezat e Jasharajve zotohen për të punuar në të mirë të Drenicës