Më rastin e shënimit të 28 vjetorit të rënies së tre dëshmorëve, Enver Morina, Shani Morina dhe Sahit Shala, të rënë në demonstratat e vitit 1990, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, familjarë të të rënëve dhe shumë qytetarë, kanë bërë homazhe në vendin e rënies së tyre.
Fillimisht, Lladrovci dhe qytetarët e komunës janë nisur nga Komuna deri të vendi i rënies së tre dëshmorëve te hekurudha, vendi i ashtuquajtur “te rampa”, kanë bërë homazhe dhe kanë vënë buqeta lulesh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetari Lladrovci tha se tre dëshmorët e lirisë, Enveri, Shania e Sahiti së bashku me një grup të qytetarëve të Drenasit, qysh herët kishin kundërshtuar lirinë e kufizuar nga forcat serbe dhe nuk ishin pajtuar me regjimet e ashpra të okupatorit.
Më 31 janar të vitit 1990 tek vendi i ashtuquajtur ‘te rampa’ në demonstratat e organizuara nga shumë qytetarë të Komunës së Drenasit, forcat serbe vranë Enver e Shani Morinën dhe Sahit Shala, ndërsa plagosën 27 qytetarë të tjerë.