Deputetët e Listës Serbe sot, përkundër paralajmërimit për largim nga qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, sot kanë marrë pjesë në punën e Komisionit për zhvillim ekonomik, raporton KTV.
Ata nuk kanë dhënë ndonjë sqarim për këtë pjesëmarrje, ndërsa tërheqjen nga qeveria e kanë bërë pas aksionit policor të njësive speciale në Mitrovicë për arrestimin e Marko Gjuriqit, i cili kishte hyrë ilegalisht në Kosovë.
Të mërkurën Lista Serbe ka paralajmëruar se do të themelojë Asociacionin e komunave serbe edhe pa miratimin e qeverisë së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm