Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lista serbe dënon “armiqësinë e hapur” në Pjetërq të Klinës

Sot, Lista Serbe e ka dënuar, siç e ka quajtur, armiqësinë e hapur, që sipas saj, e manifestuan demonstruesit në fshatin Pjetërq të Klinës ndaj të shpërngulurve nga Dukagjini, me të cilën, thotë Lista, drejtpërdrejt pamundësohet e drejta për lëvizje të lirë të serbëve në Kosovë, transmeton Koha.net.

“Pasi krerët e institucioneve të Kosovës veprojnë duke i shkelur ligjet e tyre dhe kanë ndër mend ta ndërtojnë rrugën në zonën mbrojtur të Manastirit të Deçanit, tash edhe qytetarët po organizohen dhe po pengojnë serbët e shpërngulur të vizitojnë Kishën e Trinisë në fshatin Pjetërq”, thotë kumtesa e Listës Serbe që e transmeton FoNet.

Lexoni edhe: 

Largohen me dhunë protestuesit shqiptarë, arrijnë pelegrinët serbë te vendi i krimit [foto/video]

“A është ky shembull i bashkëjetesës për të cilën zyrtarët kosovarë flasin para përfaqësuesve të huaj? A është dëshira për integrim të territorit pa serbë e vetmja dëshirë e politikanëve kosovarë në dialogun me Beogradin?”, pyet Lista Serbe.

Në fund kumtesa ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare të bëjë presion tek institucionet e Kosovës që t’i mbrojnë të drejtat e serbëve në Kosovë sepse heshtja do të kuptohet si shenjë miratimi.