Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lirohet sërish benzina për 1 cent

nafta

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për ditën e premte.

Për ditën e dytë radhazi, çmimi i benzinës është liruar për 1 cent. Çmimi maksimal i lejuar i benzinës është 1.72 euro për litër. Çmimi i naftës dhe gazit nuk ka ndryshuar. Nafta kushton 1.78 euro, ndërsa gazi 0.78 euro.

Këto çmime do të vlejnë për 24 orët e ardhshme.

Ministria pritet të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve, bazuar në një vendim të mëhershëm të Qeverisë, që u kritikua nga naftëtarët.