Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lirohet Frashër Oseku

E plotësuar: 21:50 Lirohet Frashër Oseku

Aktivisti i VV-së Frashër Oseku, i cili u arrestua sot gjatë ditës nga Policia e Kosovës është liruar. Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i tij Shqiptar Oseku.

Postimi i tij:

Frashërin sa e lokalizova rastësisht, në ora 19:00, te Njësia për hetime rajonale, ne lagjen e Muhaxhireve. Ndodhem jashtë objektit, ku ai sa u lirua.

Dua të përsëris se Frasherin e gjeta rastësisht, pas një përvoje kafkiane neper stacione e qendra policore, ku askush nuk dinte - ose nuk donte – të rrëfejë pse është ndaluar, e ku ndodhet im vëlla. Biles me thonin se unë duhet ta di, e t'ua tregoj atyre, arsyen e ndalimit.

Edhe Kapen dy të mitur pasi e kishin kaluar ilegalisht kufirin Kronikë 17 o. më parë Kapen dy të mitur pasi e kishin kaluar ilegalisht kufirin

Rastesia deshi qe t'ia degjoja zërin vëllait neper dritare të hapura. Dhe kjo ndërsa rojet kujdestare përjashta ne oborr po me bindnin se ai nuk ndodhej aty.

Supozoj se rojet kujdestare po zbatonin urdhër. Unë u lashë hurma e ice tea per iftar. M'u dhimbsen pse po agjëronin në vapë, pa vene re se po ç’njerëzoheshin ndërkohë nga një pushtet qè ç’njerezon.

Falënderoj avokaten në detyrë zyrtare, Arbnora Zeqiri. Falënderoj dhe Avokatin e Popullit, qe erdhi te keqyrte zbatimin korrekt te procedures ligjore.

Një falënderim nga zemra njerezve te VV, te cilet bene çmos te na ndihmojne. Mbajme gjithe shpresat tek ju, qe ta nderroni kete sistem te marrezise e qorrllekut institucional. Ju jeni shpresa e fundit e ketij vendi.


18:48 - Arrestimi i aktivistit të VV-së Frashër Oseku ngjall reagime

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Oseku, është arrestuar sot në pikën e kalimit kufitar – Hani i Elezit, me arsyetimin nga Policia se ka qenë në listën e ndalesave.

“Me datë 08.06.2018 në ora 15:03 në pikën e kalimit kufitar-Hani i Elezit, është ndaluar mashkulli me iniciale: F.O. d.l 18.12.1975, pasi i njëjti ka qenë në listën e ndalesave” ka thënë për Koha.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi. Policia nuk i është përgjigjur interesimit të Portalit, se për çfarë arsye saktësisht është ndaluar.

Edhe Intervistohet pronari i një lokali në Han të Elezit pas dyshimeve për helmim nga ushqimi Arbëri 1 j. më parë Intervistohet pronari i një lokali në Han të Elezit pas dyshimeve për helmim nga ushqimi

Ndërkaq reagim pati edhe nga vëllai i tij.

“Sot në ora 15:00 policia kufitare në Han të Elezit ndaloi vëllanë tim Frasher Oseku. Unë isha i pranishëm me atë rast. Frasherit nuk iu kumtua arsyeja pse u ndalua. Poashtu, oficeri në shërbim që kreu ndalimin nuk dha emrin as numrin e shërbimit. Të dy këto janë shkelje flagrante të procedures ligjore, te cilat u kryen nga Policia e Kosovës. Me rastin e ndalimit, ne i treguam oficerit ne detyre qe jemi me 6 fëmijë të mitur. Frasheri i tha oficerit qe mund te vinte vete ne stacion të Policisë. Pas disa thirrjesh telefonike, oficeri qe kish refuzuar te prezantohet me emër a numër të shërbimit tha se paskesh urdher nga me lart qe Frasheri te mbahej. 6 te mitur do te mbeteshin ne rruge te madhe po te mos kisha qene dhe une aty. Frasher Oseku ishte vullnetar nga Suedia ne dy luftëra. Ka status zyrtar te invalidit te luftes, i plagosur ne Koshare, mjekohet rregullisht per dhembje kronike nga plage te paoperueshme. Femijët po mbahen mire. Ambasada suedeze eshte e informuar per rastin”, ka shkruar vëllai i tij, Shqiptar Oseku.

Reagim pati edhe nga Lëvizja Vetëvendosje. 

“Morëm vesh nga mediat se është arrestuar duke hyrë në Kosovë veterani i luftës çlirimtare, Frashër Oseku. Z. Oseku ka qenë në kufirin e Hanit të Elezit duke u kthyer në atdhe prej Suedisë ku jeton në mërgatë, bashkë me familjen e tij. Policia nuk ia ka bërë me dije se përse e kanë arrestuar, dhe kanë refuzuar të identifikohen me emër ose numër personal edhe pse ky i është kërkuar nga familjarët e z. Oseku. Cilado që të jetë arsyeja e arrestimit të z. Oseku, policia nuk ka të drejtë të sillet në mënyrë arbitrare, duke mos e treguar arsyen dhe duke mos u identifikuar. Për më tepër që z. Oseku ka ofruar bashkëpunim me policinë, duke thënë se do të paraqitej vetë në stacion, posa të përcillte fëmijët deri në shtëpi. Frashër Oseku ka kontribuar në luftën çlirimtare si vullnetar i ardhur nga mërgata, e ai është plagosur rëndë në luftën që e çliroi Kosovën. Ky trajtim i veteranit dhe invalidit të luftës është i padenjë, dhe nuk i bën nder as policisë e as qeverisë së Kosovës. Nuk mbrohen simbolet e imponuara duke burgosur ata që kanë luftuar për lirinë”, ka shkruar Lëvizja Vetëvendosje.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se është i papranueshëm arrestimi i Frashër Osekut!. “Turp për ata që zbatojnë urdhëra të sistemit të kapur!”, ka shkruar ajo.

Ndërkaq deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili, ka shkruar se “Frashër Oseku mundet me qenë ma emocional, nganjiherë i ngutshëm, nganjiherë edhe me e teprue me ndoj fjalë a gjest, por nuk është kriminel, për me u arrestue”.

Edhe MPJD-ja për arrestimin e Selmanit në Serbi: Kemi kërkuar nga ndërkombëtarët të bëjnë presion për lirimin e tij Arbëri 2 j. më parë MPJD-ja për arrestimin e Selmanit në Serbi: Kemi kërkuar nga ndërkombëtarët të bëjnë presion për lirimin e tij

“Lista e njerëzve që duhen me u futë në burg për krime të vërteta është shumë e gjatë, para se me i shkue dikujt ndërmend me e arrestue Frashërin. Ky është një prej bashkëluftëtarëve që krejt çka ka përfitue prej lufte, ka qenë plaga në kokë, edhe 19 vjet dëshpërim, por asnjëherë krim. Merruni me Xhabirin, i cili poashtu erdhi prej Suedie, por s'e arrestoi kush!”, ka shkruar Ismaili.

Ndryshe, në disa medie shkruhet se Frashër Oseku u bë i njohur në publik me përdhosjen që i ka bërë flamurit të Kosovë duke e hedhur në guacën e tualetit, e ka dyshime se kjo mund të jetë arsyeja e ndalimit të tij.