Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e produkteve të naftës për ditën e mërkurë.
Çmimi i maksimal i naftës për 24 orët e ardhshme do të jetë 1.73 euro për litër, dy centë më pak se një ditë më parë. I benzinës 1.67 euro, dy centë më lirë se të martën, e i gazit mbetet i njëjtë, 0.78 euro.
Sipas MINT-it, këto çmime do të vlejnë deri të enjten në orën 10:00.
Ministria do ta caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve, bazuar në një vendim të mëhershëm të Qeverisë, që u kritikua nga naftëtarët.