Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lirohen 54 persona nga karantina, në Qendrën e Studentëve vazhdojnë të qëndrojnë edhe 400 persona

Pas 14 ditësh qëndrimi në izolim në Qendrën e Studentëve 54 persona janë liruar pasi u testuan për koronavirus nga IKSHPK-ja, të cilët rezultuan negativ.

Ky grup i personave do të vazhdojë vetizolimin në shtëpitë e tyre. Ky është grupi i katërt i të testuarve në katër ditët e fundit dhe prej 190-ve të gjithë rezultuan negativ përveq një personit.

Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, deklaroi se 230 persona gjithsej janë liruar pas testimit, derisa 400 persona janë duke qëndruar në karantinë.

“Fatmirësisht sot u liruan edhe 54 persona që kanë qëndruar për 14 ditë në karantinë. Të gjithë kanë rezultuar negativ pas testimit dhe ky është një lajm i mirë. Numri i përgjithshëm që po qëndrojnë është 400, ndërsa 230 persona janë liruar”, ka thënë ai.

Hisen Qorraj, tregoi se kushtet kanë qenë të mira, derisa tha se do të vazhdojnë vetizolimin edhe në shtëpi për 14 ditë të tjera.

“Kushtet kanë qenë shumë të mira. Si në hotel me pesë yje. Unë kam ardhur nga Stambolli jam nga Deçani. Edhe stafi mjekësore është përkujdesur. Tani do të qëndrojmë edhe në shtëpi edhe 14 ditë”, u shpreh ai.

Edhe 44 persona të karantinuar në Qendrën e Studentëve lirohen, futen 107 të tjerë Arbëri 44 persona të karantinuar në Qendrën e Studentëve lirohen, futen 107 të tjerë

Kurse Adem Artinaj thotë se stafi mjekësor nuk është përkujdesur për ata, derisa tha se ka 6 ditë që nuk janë kontrolluar.

“Kushtet normale, stafi mjekësore qe 6 ditë nuk na kanë kontrolluar. Kam qenë i sëmurë. Kam ardhur nga Gjermania. Do të vazhdoj vetizolimin në shtëpi”, tha ai.

Para dy dite një person ka dalë pozitiv, i cili është dërguar në Klinikën Infektive bashkë më personin tjetër që ka qëndruar në dhomë gjatë kohës së karantinimit./EO/