Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Linja e interkonjeksionit Kosovë-Shqipëri në agjendën e Procesit të Berlinit

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë pritet që të ndërmarrë masa të reja në sektorin energjetik të Shqipërisë, ku do të përfshihen edhe lidhjen me tregjet fqinje, përfshirë edhe linjën e interkonjeksionit 400 kilovolt Shqipëri-Kosovë.

Këto masa nga ky sekretariat, por edhe nga Qeveria e Shqipërisë, do të merren në kuadër të Procesit të Berlinit, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Qeveria “Rama 2” në bashkëpunim me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë do të ndërmarrë një sërë iniciativash për të mundësuar shkëmbimin e energjisë dhe për të hapur më tej tregun e brendshëm.

Kështu kanë rënë dakord në një takim të zhvilluar në Tiranë mes kryeministrit, Edi Rama, ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, si dhe drejtorit e nëndrejtorit të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë me seli në Vjenë, e ku në fokus të diskutimeve ishte vazhdimi i reformës në sektorin e energjisë në Shqipëri.

Pas këtij takimi, Sekretariati ka njoftuar për një takim të frytshëm, pas krijimit të Qeverisë së re të Shqipërisë, ndërsa thekson se masat e reja që pritet të ndërmerren në sektorin energjetik do të përfshijnë edhe lidhjen me tregjet fqinje në kuadër të Procesit të Berlinit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.