Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vlerësuar nëpërmjet një postimi në Facebook, se Qeveria e Kosovës ka uzurpuar pushtetin që nuk i takon, si dhe ka shkelur e përjashtuar të drejtat e qytetarëve.
Reagimi i Limajt vjen pasi Qeveria mori vendim të hënën mbrëma që nga nesër të kufizojë lëvizjen e qytetarëve si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit.
“Qeveria e Kosovës me vendimin e sotëm për kufizimin e lëvizjes ka uzurpuar pushtetin që nuk i takon, si dhe ka shkelur dhe përjashtuar të drejtat e qytetarëve. Në fakt, ky është sulm në rendin kushtetues të Kosovës. Masat e tilla janë të parapara se si mund të merren, pra Neni 56 dhe 131 i Kushtetutës së Kosovës”, ka shkruar ai, raporton KOHA.
Sipas tij, në asnjë rast dhe në asnjë ligj Qeveria nuk ka të drejtë të marrë apo të shpallë masa të tilla siç i ka përshkruar në vendim.
“Prandaj, kërkoj nga Qeveria që urgjentisht ta shfuqizoj këtë vendim antikushtetues dhe të kthejë qeverisjen brenda kuadrit ligjor e kushtetues. Për çfarëdo masa që merr duhet të respektojë procedurat ligjore dhe kushtetuese”, ka shkruar ai.
-
Limaj, për vendimin e Kushtetueses: Qeveria së paku të kërkojë falje për joprofesionalizëm
-
PDK: Qeveria Kurti uzurpoi pushtetin dhe shkeli rendin kushtetues duke kufizuar lirinë e lëvizjes
-
Limaj, qytetarëve: Sot vendosni se në dorën e kujt do ta lini vendimmarrjen për vendin
-
Limaj pret nga Kushtetuesja të ndihmojë në krijimin e institucioneve
-
Limaj para seancës së 35-të: Është koha që qytetarët të shikojnë kujt po ia japin besimin