Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tha se është duke u parë se mocioni do të ketë sukses dhe ka bërë lutje që seanca mos të kthehet në fushatë zgjedhore.
Sipas Limajt, ka një milion arsye që Kosova të shkojë në zgjedhje. Ai tha se kjo Qeveri në tri raste është dashur që të japë dorëheqje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLimaj përmendi rastin kur Gjykata Kushtetuese ka gjetur se me themelimin e Asociacionit është shkelur Kushtetuta në 23 nene.
Ai u tha këshilltarëve të kryeministrit Musafa se janë fajtorë që e kanë këshilluar gabimisht.
“Është marre me shku në Bruksel me shkel Kushtetutën tënde në 23 vende”, tha Limaj.
Ai ka ftuar të gjithë që ta ruajnë qetësinë sepse nuk është duke u bërë kiameti pse rrëzohet Qeveria.
Limaj ka përgëzuar të gjithë deputetët që kanë nënshkruar mocionin dhe ka ftuar që ta votojnë atë duke mos vazhduar tutje me debate.