Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Limaj në festën e Pashkëve uron për më shumë besim te njëri-tjetri

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se në këtë ditë të veçantë për besimtarët e krishterë, uron që sa më shumë të ketë dashuri, paqe, harmoni, e çdo gjë të mirë në familjet e të gjithëve.

“Me rastin e Pashkëve, uroj dhe shpresoj në sa më shumë besim tek njëri-tjetri, shpresoj në një bashkëpunim në rritje, çdo herë për qëllime pozitive, për vendin dhe komunitetin! Gëzuar!”, ka thënë Limaj.