Arbëri

Limaj në Çanakkala, për të marrë model për Kompleksin “Adem Jashari”

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh Kryesues i Komisionit Ndërministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, dhe Bekim Jashari e Bislim Zogaj, anëtarë të këtij komisioni, kanë vizituar kompleksin memorial në Çanakkala të Turqisë.

Limaj ka thënë se qëllimi i vizitës është për të parë se si vende të ndryshme i pasqyrojnë betejat e tyre dhe për të marrë përvojat për memorialët tanë në Kosovë.

“Në cilësinë e kryesuesit të Komisionit Ndërministror për Kompleksin Memorial "Adem Jashari", bashkë më anëtarë tjerë të këtij komisioni, Bekim Jasharin dhe Bislim Zogajn, vizituam kompleksin memorial në Çanakkala. Qëllimi i vizitës është për të parë se si vende të ndryshme i pasqyrojnë betejat e tyre dhe për të marrë përvojat për memorialët tanë në Kosovë”, ka shkruar Limaj në profilin e tij në Facebook.

“Komisioni Ndërministror për Kompleksin Memorial "Adem Jashari", do të punojë më dinamike të shtuar, në mënyre që sa më parë të nisë konservimi dhe ndërtimi i Kompleksit Memorial "Adem Jashari". Ne besojmë se nuk ka gjë më të rëndësishme për ne si trashëgimi e jona historike sesa kompleksi memorial në Prekaz dhe jam i sigurt se në përfundim të këtij projekti, të gjithë do të ndjehen krenarë me punën që do të bëhet”, ka shtuar më tej ai.