Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Limaj nderohet me titullin “Nderi i Qarkut Lezhë” në Shqipëri

Këshilli i Qarkut Lezhë në Shqipëri i dha sot kryetarit të NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, titullin "Nderi i Qarkut Lezhë” me motivacion; "Simbol i luftëtarit dhe komandantit atdhetar, politikanit vizionar e të palodhur për integrimin Euro-Atlantik dhe prosperitetin kombëtarë, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.

Ky çmim nga Qarku i Lezhës, historikisht ngrit vlerat kombëtare dhe do të jem me nderë qytetarë i Qarkut të Lezhës tha gjatë fjalës së tij, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duke u ndier i nderuar me çmimin Nderi i Qarkut Lezhë, kryetari Limaj tha se me ketë po nderohen të gjithë veprimtarët shqiptarë.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Frank Frrokaj, tha se Limaj është ndër figurat më të lavdishme te luftës së UCK-së dhe shteteve tona shqiptare.

Edhe Profesori dhe ish deputeti, Gjokë Uldedaj, me nderim vlerësoi larte jetën dhe vepren e Fatmir Limaj.