Nisma Socialdemokrate sot ka shënuar 5 vjetorin e themelimit, ku kryetari i këtij subjekti politik, Fatmir Limaj tha se asnjëherë s’do të nënshkruaj diçka që dëmton vendin.
Limaj ka thënë se Nisma do të angazhohet në çdo projekt që i shërbejnë vetëm Kosovës.
Duke folur për themelimin e partisë, Limaj tha se vendi kishte nevojë për një zë ndryshe, për një alternativë politike, raporton KP.
“Asnjëherë nuk keni për të parë nënshkrim në dëmtim të interesit të vendit. Ne jemi për Dialog. Nuk do të lejojmë për asnjë çmim me hap çështjen e statusit dhe integritetit të Kosovës. Andaj mos të bëjmë zhurmë të panevojshme", tha Limaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Limaj: Interesat e Kosovës nuk mbrohen nga një individ
-
Limaj: Për tema nacionale duhet të bashkohet faktori politik në Kosovë
-
Limaj thotë se Nisma do dialog me tema të qarta
-
Limaj pas rezultatit zgjedhor: S’kemi arsye ta ulim kokën
-
Limaj: Qytetarët e kanë mundësinë të rreshtohen krah veprave që e ndryshuan Kosovën