Fatmir Limaj edhe në ditën e tretë të fushatës elektorale nuk ka kursyer partitë tjera politike nga kunjat gjatë fjalimit të tij. Sipas tij Kosovës nuk i duhet një drejtues që ka dilema se në të kaluarën ka ndodhur gjenocid në Kosove.
“Nëse një drejtues i Kosovës këtë e vë në dyshim, çfarë mendonin se do të bëjë Serbia? Prandaj mos votoni njerëzit që vënë në pikëpyetje historinë e vendit tonë”, ka thënë ai.
Gjatë tubimit në Lipjan ku u prezantuan kandidatët për deputetë të kësaj ane dhe të Shtimës, Limaj shtoi se nuk duhet besuar ata që kanë problem me rreshtimin.
“Jo pak drejtues kanë problem me të kaluarën dhe rreshtin e duhur. Nuk kanë ditë me u gjend si duhet në situata të tillë ose janë gjend gabim dhe kjo është arsye e fortë që ata të mos na drejtojnë ne”, ka shtuar ai.
-
Limaj pas rezultatit zgjedhor: S’kemi arsye ta ulim kokën
-
Limaj, qytetarëve: Sot vendosni se në dorën e kujt do ta lini vendimmarrjen për vendin
-
Limaj: Qytetarët e kanë mundësinë të rreshtohen krah veprave që e ndryshuan Kosovën
-
Limaj: Qytetarët sot kanë shansin të vlerësojnë punën e kandidatëve
-
Limaj: S’kemi votë për VV-në pa marrëveshje politike