Një ekspertizë, që dyshohet se u është bërë SMS-ve dhe bisedave telefonike në rastin MTPT në fazën hetimore, sipas Fatmir Limajt është “zemra” e kësaj lënde.
Për këtë arsye, të enjten, para Gjykatës Themelore të Prishtinës, ai ka kërkuar nga Prokuroria të hetohet “fati” i saj, pasi që ajo nuk figuron në dosje të lëndës, shkruan sot Koha Ditore.
Deri te kërkesa për gjetjen e ekspertizës, mbrojtja e Limajt ka ardhur pasi kanë analizuar një “letër të besimit” në shkresa të lëndës, përmes së cilës bëhet e ditur se Prokuroria në fazën hetimore ka angazhuar ekspertë ndërkombëtarë për t`u bërë ekspertizë mesazheve dhe bisedave telefonike në mes të akuzuarve, me qëllim që të analizojnë vërtetësinë e tyre.
Gjatë seancës, prokurori i EULEX-it, Charls Hardaway, e ka njoftuar Gjykatën se pas kërkesës së të akuzuarve kanë kontaktuar ish-stafin e Prokurorisë, i cili është marrë me hetimet, për të mësuar identitetin e ekspertëve, të cilët kanë mundur të kryenin këtë ekspertizë. Kjo pasi që, në dosje të lëndës nuk kanë gjetur një ekspertizë të tillë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
150 të dëmtuar dhe 50 mijë euro humbje nga SMS-të mashtruese në emër të bankave në Prishtinë
-
Ekspertja fajëson ZPS-në për deklaratat që ajo i ndryshoi
-
Ngrihet alarm për SMS-të mashtrues që synojnë të dhënat bankare
-
IKD: Autorizimi për ekzaminim të telefonave, kompetencë ekskluzive e prokurorit
-
Fetahu: Themelorja - qasja e ekzaminimi i telefonit pa urdhër gjyqësor janë kundërkushtetuese