Sëmundje e quan iniciativën e presidentit Thaçi për inicimin e Projektligjit për formimin e ushtrisë, kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj.
“Sëmundje për ta marrë bajrakun”, thotë Limaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi në Rubikon të KTV-së madje e quan këtë “sëmundje të pashërueshme të presidentit Thaçi”.
“Flakaresh më të madhe institucionale s’ka”, thotë Limaj.
Sipas Limajt, Thaçi do të duhej ta bisedonte me kryeministrin e kryetarin e Kuvendit në vend se ta bisedonte fillimisht me palën serbe.
Limaj vlerëson se njëri do të duhej të jepte dorëheqje, kjo sepse e konsideron si atak institucional.
“Po të ndodhte kjo në një vend tjetër, po të ndodhte në Kroaci që presidenti i vendit ta thërriste fillimisht kryeministrin në Serbi, imagjinoni se çfarë do të ndodhte”, ka thënë Limaj.