Bashkëkryesuesi i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj, ka pritur sot në një takim anëtarët e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.
Limaj ka thënë se çështja e personave të zhdukur është prioritet i Delegacionit Shtetëror në Bisedime me Serbinë dhe se nuk mund të ketë marrëveshje përfundimtare me Serbinë pa zgjidhjen e çështjes se personave të zhdukur.
Po ashtu Limaj ka bërë me dije se i ka kërkuar Komisionit të përgatis dhe të furnizoj delegacionin shtetëror me të gjithë materialin dhe informacion që disponon ky komision.
Postimi i plotë i Limajt në Facebook:
Në cilësinë e bashkëkryesuesit të Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, sot prita në takim anëtarë të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. Me anëtarë të këtij komisioni biseduam për punën e deritashme të këtij Komisioni. Çështja e personave të zhdukur është prioritet dhe se nuk mund të ketë marrëveshje me Serbinë pa zgjidhjen e çështjes se personave të zhdukur. Në këtë drejtim, Komisioni do të vazhdoj ta jap kontributin e vet. Kam kërkuar nga Komisioni të përgatis krejt informacionet e deritashme që disponon komisioni për këtë çështje dhe të furnizoj me material delegacionin. Delegacioni Shtetëror tanimë ka krijuar gjashtë grupe punuese dhe një nga këto grupe do të merret ekskluzivisht me çështjen e personave të zhdukur.
-
BE-ja pret që komisioni i përbashkët të japë kontribut në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur
-
Bislimi: Arrihet dakordim me Serbinë për komisionin për të pagjeturit
-
Gara: Serbia po e politizon çështjen e personave të zhdukur
-
Blakaj: Çështja e personave të zhdukur po trajtohet si politike e jo si humanitare
-
Gara: Ende s’kemi ftesë për vazhdimin e gërmimeve në Serbi, pala serbe refuzoi takimin në Prishtinë