Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi shkoi sot të raportojë para anëtarëve të kabinetit qeveritar.
Por, jo të gjithë ishin të pranishëm për ta dëgjuar presidentin teksa raportojë për takimin që pati me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.
Fatmir Limaj nuk shkoi ta dëgjojë presidentin. Përveç kësaj raportimin e Thaçit nuk e dëgjuan as tre ministrat që vijnë nga partia që udhëheq ai, raporton KsP.
Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi, ai i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, dhe ministri i Punës, Skënder Reçica, nuk morën pjesë në mbledhjen e Qeverisë.
Nisma edhe më herët ka deklaruar publikisht se nuk pajtohet që presidenti ta udhëheq dialogun me Serbinë.
Artikuj të ngjashëm
-
Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin
-
Kurti për dialogun: Pa u dorëzuar Radoiçiqi e tërhequr letra e Bërnabiqit s’ka takim të nivelit të lartë
-
Kurti s’u përgjigjet pretendimeve të Osmanit për “takimin e fshehtë” me Vuçiqin e Lajçakun
-
Deputetët e VV-së në sallë, gati për të nisur seanca
-
Çka ndodhi mbrëmë në seancën për presidentin?