Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ligjit për festa zyrtare pritet t’i shtohet dhe festa e komunitetit egjiptian

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, ka miratuar të mërkurën propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, ku u kërkua që këtij ligji t’i shtohet dhe festa e 24 qershorit, Dita memoriale e komunitetit egjiptian.

Veton Berisha, anëtar i Komisionit nga radhët e komunitetit egjiptian, tha se kjo ditë nuk do të jetë ditë feste, por do të jetë një ditë përkujtuese.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndryshe, pas miratimit të ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për festat zyrtare në Republikën Kosovës, ky ligji pritet të shkojë në shqyrtim të parë në Kuvend.