Ligji për Sigurimet Shëndetësore ka mbetur në sirtarët e qeverisë, pa u miratuar, për shkak të shpërbërjes së Kuvendit, ani pse qeveria e Isa Mustafës kishte bërë disa plotësim ndryshime.
Por njohësit e këtij sektori nuk janë të kënaqur edhe me ndryshimet që ka pësuar ky projektligj, pasi sipas tyre, shumë kërkesa të tyre për heqje apo ndryshim nuk janë marrë për bazë, raporton KTV.
Tani kur u konstituua legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës, aktorët e përfshirë në këtë çështje po kërkojnë që ky projektligj të miratohet sa më shpejt.
Kjo në mënyrë që, sipas tyre, qytetarët të mos vazhdojnë të pësojnë dëme, 18 vjet pas përfundimit të luftës.
Qeveria në largim kishte marrë vendim që të nisë mbledhjen e premiumeve për sigurime shëndetësore që në fillim të muajit korrik.
Por, për shkak të mospërmbushjes së kritereve dhe kërkesave të vazhdueshme kundër Ligjit, ajo është detyruar që ta pezullojë atë në afat të pacaktuar.
-
Mbledhja e premiumeve për sigurime mbetet për fundin e vitit që vjen
-
MSH-ja ndal përgatitjet për zbatimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore
-
Miratohet Projektligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor
-
Miratohet në parim edhe projektligji për sigurimet shëndetësore
-
Projektligji për Sigurime Shëndetësore procedohet në Kuvend, opozita e quan të mangët