Kosova ka ligje të bollshme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, por ato bien ndesh njëra me tjetrën.
Ky është konkluzioni i nxjerrë nga një hulumtim i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave “ArtPolis”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRaporti vë në pah faktin se që nga 2015-a Kosova kishte përshtatur pakon e ligjeve për të drejtat e njeriut, e të cilat ishin marrë nga parimet bazë për barazinë dhe të drejtat e njeriut që zbatohen në BE-së.
Por, pavarësisht se këto ligje dhe akte nënligjore u përpiluan, rezultatet mbeten të vogla kur është fjala për jetësimin e tyre.
Fajtorin kryesor, Avokati i Popullit Hilmi Jashari e gjen pikërisht në faktin se ligjet e shumta të marra nga shtetet e BE-së, bien ndesh njëra me tjetrën.
Zbatimi i këtyre ligjeve ishte kusht për liberalizim të vizave.
Ligjet për të drejtat e njeriut në Kosovë bien... by kohanet