Liderët e partive opozitare në Kosovë kanë kujtuar avokatin në Dhomat e Specializuara të Kosovës, Andrew Strong.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Andrew, i cili ishte mbrojtje e Kadri Veselit, e ka ditur pafajësinë e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj është vënë në mbrojtje të UÇK-së.
“Përtej rolit të tij si avokat, Andrew ishte një njeri i mirë dhe i drejtë, i cili me tërë qenien e tij u vu në mbrojtje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të shtetit tonë. Këtë ai nuk e bëri vetëm pse e kishte profesion, por sepse drejtësinë e kishte mision. Andrew e dinte pafajësinë e krerëve të UÇK-së, siç e dinte pastërtinë e luftës së popullit tonë për liri, prandaj, me mendje e zemër u përkushtua secilën ditë të angazhimit të tij në këtë proces”, ka shkruar ai.
Edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka publikuar fotografi nga Teatri Kombëtar i Kosovës ku në nderim të Strongit janë ndezur qirinj.
“I përjetshëm kujtimi për ty, Andrew”, ka shkruar shkurtimisht ai.
-
Vdiq avokati i Veselit, Andrew Strong
-
Specialja anulon të gjitha seancat për sivjet për rastin e krerëve të UÇK-së
-
Mbrojtja e Krasniqit përmbyll fjalën përfundimtare, nisin pyetjet e gjyqtarëve
-
Krasniqi kërkon drejtësi për krerët e UÇK-së: Askush s’mund ta rishkruajë historinë
-
OVL-UÇK: Refuzimi i provave të mbrojtjes, dëshmi për anshmërinë e Speciales