Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se “nuk ka kapje më të madhe ndaj një institucioni se sa me shku me flejt në ndërmarrje publike”.
Ai ka thënë se deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, me 20 aktivistë të partisë së tij ka bërë gjumë në këtë ndërmarrje.
“Edhe nëse ke te drejtë nuk ka kuptim që një deputet të fle në një ndërmarrje publike. Nuk ka kapje më të madhe se kjo”, ka thënë Molliqaj në “Interaktiv” të KTV-së, duke dhënë përgjigje të anës së tij në konfliktin e PSD-së me Vetëvendosjen në Komunën e Prishtinës për Ndërmarrjen Publike Banesore.
Në Interaktiv të KTV-së Molliqaj ka komentuar edhe prezencën e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti në aktivitetin që kujtonte 2 vjetorin e puçit të dështuar në Turqi.
“Janë problematikë ata persona që ndërrojnë qëndrimet pa treguar se pse e kanë bërë një gjë të tillë. Madje thonë se mirë e kemi në të dy rastet. Mirë e kam pas kur i kam thënë Erdoganit autokrat dhe mirë kur festova dështimin e puçit”, ka thënë Molliqaj. “Njerëzit që janë hipokrit janë shumë të rrezikshëm”, ka thënë më tej.
-
PSD: S’na duhen njerëz që qëndrojnë gatitu për të shkuar te Kurti
-
Molliqaj akuzon Vetëvendosjen për “kapjen” e Këshillit Prokurorial
-
Molliqaj thotë se anëtarët e VV-së po viktimizohen, Aliu e akuzon për shpifje
-
PSD: Arrestohet deputeti Molliqaj, kishte kërkuar lirimin e Kurtit
-
Molliqaj: VV po lufton për pushtet, Kurti s’merr vesh në sondazhe