Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Librashitësi i qyteteve

Paqen shpirtërore e mbërrin sapo i vendos librat sipër makinës dhe me njërin prej titujve ulet anash nën çadër. Është mësuar të lexojë në hapësira publike.

Terezinë nuk ia prish as zhurma e kosës motorike të mirëmbajtësit të lëndinës para Fakultetit Filozofik. Dhjetëra studentë shkojnë e vijnë poshtë e lartë. Edhe profesorë universitarë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Përreth dy orë, vetëm dy studentë ndalen para automjetit të shndërruar në tezgë libri nga Azem Zogaj (67). “A e di çfarë?” – ndalet për pak Zogaj para se të mbushet frymë e të vazhdojë: “Si t’i ekspozoj, unë e kryj punën”.

Është goxha i sertë në kritika ndaj sistemit arsimor në përgjithësi. Habitet se si shumica e profesorëve universitarë që kalojnë përditë pranë, rrallëherë ndalen para librave të ekspozuar. Me gjuhë të ashpër flet kundër sistemit arsimor.

Ka më shumë se 25 vjet që Zogaj, ish-gazetar e redaktor kulture në Televizionin e Prishtinës, shet libra. Merr 75 euro pension... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)