Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, nëpërmjet kësaj komunikate për media edhe një herë kërkon që nesër, më 2 mars 2017, autoritetet franceze të lirojnë ish-komandantit e Zonës Operative të Rrafshit të Dukagjinit dhe ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Duke e cilësuar si njeriun i cili i dha gjithçka pati kësaj toke e këtij populli, komunikata thotë se mbajtja e tije në paraburgim nga ana e autoriteteve franceze nuk është gjë tjetër vetëm një skandal politik, transmeton Koha.net.
Ai ishte dhe mbetet njëri ndër personalitete më me ndikim në Kosovën e pasluftës dhe si i tillë ai ka dëshmuar dy herë pafajësinë e tije në organin me të lartë të drejtësisë ndërkombëtare, në Hagë.
Haradinaj, me punën dhe angazhimin e tij politik ka arritur që të ndalë shumë procese negative në Kosovë, siç ishte votimi i marrëveshjes së dëmshme të demarkimit të kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.
Pasi shfaq bindjen se Haradinaj është i pafajshëm, Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, thekson se drejtësia ndërkombëtare duhet të hetojë kriminelet serbë që kryen masakrat me të mëdha ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare si në : Krushë, Reçak, Beleg, Lybeniq, Abri, Qyshk, Pavlan, Zahaq, Studime, Pastasel, e në shumë e shumë pjesë të tjera të Kosovës, ku armata dhe forcat paraushtarake, ushtarake e policore serbe kryen gjenocidin me të madh ndaj shqiptarëve në fund të shekullit XX dhe në fillim të shekullit XXI, përfundon komunikata e Kryesisë së LHK “Ali Hadri” dega në Deçan.
-
Historianët e Deçanit: Ftesa për Haradinajn është padrejtësi ndaj luftës së UÇK-së
-
OVL e UÇK-së në Dukagjin: Ftesa për Haradinajn e motivuar politikisht
-
PD: Lirimi i Haradinajt lajm i mirë për Kosovën
-
Historianët paralajmërojnë, të premten bllokohet rruga e Manastirit të Deçanit
-
Haradinaj e vlerëson mbështetjen që i bëhet në Kosovë